Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i tre policëve, Pollo: Deklaratat e Ramës treguan padobinë e Ballkanit të Hapur

Lirimi i tre policëve, Pollo: Deklaratat e Ramës treguan padobinë

Genc Pollo, ish-deputeti i PD komentoi lirimin e të tre policëve të Kosovës.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Pollo u shpreh se deklaratat e mbajtura nga kryeministri Edi Rama treguan padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportin miqësor me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Fillimi i dialogut është më e mira për Kosovën. Për policët e rrëmbyer, qe një rast ku u prononcua dhe Rama. Tha gjëra që duhen , por pikërisht kjo deklaratë tregoi padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportet miqësore me Vuçiç. Edhe vetë Rama tha që rrëmbimi i tyre ishte një gjë e rëndë. Kjo tregoi kufizimet e mëdha që kanë këto dy nismat e Ramës”, u shpreh Pollo.

Të fundit