Flash News

Ditari i Opozitës

"Listat e PD pa balancë fetare", Harxhi: Në Tiranë nuk ka asnjë katolik në zonën fituese

"Listat e PD pa balancë fetare", Harxhi: Në Tiranë nuk

“Listat e kandidatëve për deputet të PD-së në këto zgjedhje kishte probleme të theksuara të përkatësisë fetare” Kështu është shprehur kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi e ftuar këtë të hënë në emisionin PolitikOn nga Alfred Lela në Rtv Ora.

Ajo tha se në Tiranë, i pari katolik në listë ishte i 16-ti, Aldo Bumçi dhe nuk ishte fitues. Ajo tha se gjatë viteve ne opozitë, PD nuk ka paraqitur ndonjë projektligj qënësor si grup parlamentar, dhe ligjin e dekriminalizimit e filloi Jozefina Topalli.

“Po të merrni gjithë bilancin çfarë ka bërë PD-ja në këto kohë, ju shikoni se dhe librin e dekriminalizimit e ka filluar Jozefina Topalli, e vazhdoi më tej Basha me grupin parlamentar. Në ato tre vite, nga 2017 deri në 2019, dy vite e gjysëm, fatkeqësisht nuk është se kemi paraqitur ndonje projektligj qënësor si grup parlamentar. Kjo është mangësi edhe e Bashës së ai është kryetari i partisë. Por, nga ana tjetër, bërja e listave në momentet e fundit, siç ka qenë në 2017 edhe tani, pa konsultim me kryesinë dhe me Këshillin Kombëtar, sepse këtë radhë u bë në “zoom” dhe të gjithë ata që ishin pjesëtarë ishin pa figurë dhe pa zë, që është shumë e turpshme. Mospërfshirja në lista e personaliteteve të PD-së, të të gjitha kohërave, mospërfshirja në lista e qëndrestarëve, ose bërja e listave me probleme të theksuara edhe të përkatësisë fetare, mosbalanca fetare. Në qarkun e Fierit nuk ka balancë fetare, edhe në Korçë, shihni dhe listën e Durrësit. E dini ju që në Tiranë ka 200 – 250 mijë katolikë. I pari katolik në listën e Tiranës ishte numri 16, Aldo Bumçi dhe ishte jo fitues. Ne jemi njerëz që shumica, dhe unë dhe Basha dhe shumë të tjerë kemi qenë në Vatikan, kemi një lloj ndjeshmërie. Ky është perëndimi, perëndimi nuk është Holanda, as Edinburgu, perëndimi është këtu, është Vatikani. Kjo është një situatë shumë e ndjeshme, ne nuk mundemi që mos kemi përfaqësim fetar. Sali Berisha e kishte gjithmonë në natyrën e tij, kur përgatiteshin listat, ai i jepte një vend në listë fituese komunitetit ortodoks, ishte e detyrueshme, ose Kavajës. Po këto janë komunitete përfaqësuese ka patur gjithmonë një elitë.” – tha Edith Harxhi.

Të fundit