Flash News

Ditari i Opozitës

Listat e PS, Bardhi: Balluku po i imponon socialistëve të qarkut Fier "mallra importi”

Listat e PS, Bardhi: Balluku po i imponon socialistëve të qarkut Fier

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka krahasuar listat me kundërshtarët socualistë.

Sipas tij, emrat e PD i njohin hallet dhe shqetësimet e bashkëqytetarëve të tyre, kurse nga PS sipas tij në këtë fushatë Belinda Balluku nuk futet për të fuqizuar qytetarët, por për të forcuar pushtetin e saj personal. 

"Ekipi i “Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Fierit është në këtë betejë elektorale për të bërë më të mirën për Fierin, Lushnjën, Divjakën, Roskovecin, Mallakastrën dhe Patosin. Të gjithë burra e gra, djem e vajza të këtij qarku, që jetojnë, kontribuojnë dhe punojnë në qytetet e tyre, njohin hallet dhe shqetësimet e bashkëqytetarëve të tyre, dhe janë në betejë për të qenë zëri i tyre në Qeverisje e Parlament.
Dallimi i madh me “mallrat e importit” që Belinda Balluku po i imponon socialistëve të qarkut Fier, duke provuar atë që ishte e qartë që në nisje, se në këtë fushatë nuk futet për të fuqizuar qytetarët, por për të forcuar pushtetin e saj personal, me shpresën e rremë se do t'i shpëtojë të njëjtit fat si Erion Veliaj. E ka të kotë, rrugën e ka të shtruar dhe vendstrehimin po ashtu!", shkruan Bardhi në rrjetet sociale. 

Të fundit