
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtypi i ditës/ "5 milionë lekë për një fshat, kapen në flagrancë 2 militantë të PS", "Ndërhyrje amerikane"
Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën, është e filmuar
Përplasja në Elbasan, Basha zbardh ç’ka dëshmuar Arbër Paplekaj në polici: Nuk ishte në dijeni nëse kishte kryer vrasje
Listat për deputetë, Rushaj: Do t’i dorëzojmë brenda afatit; Komenton kandidimin e Çomos dhe Bozos

Mesnata e së hënës është fati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesi i fushatës elektorale të PD, Alfred Rushaj tha se depozitimi i emrave nga demokratët do të bëhet brenda këtij afati.
Ai tha në ‘Kjo javë’ se ka ende disa procedura politike dhe administrative që duhet të bëhen, ndërsa nuk zbuloi detaje të tjera.
“PD do t’i dorëzojë listat brenda afatit. Brenda afatit, kur të mbarojmë. Një pjesë është procedura politike dhe pjesa tjetër është ajo administrative, janë për t’u plotësuar dokumentacione”, tha Rushaj.
Ky i fundit tha se selinë blu e shqetëson praktika e ndjekur më parë në zgjedhje.
“Na shqetëson praktika e zgjedhur më parë, përfshirja e personave me rekorde kriminale. Ne kemi garantuar paprekshmërinë e votës. Kemi strukturat tona që janë gati”, tha Rushaj.
Ai komentoi edhe emrat e rinj që i janë bashkuar PS si shefja e Infektivit, Najda Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo. Sipas tij, këto janë truke dhe makiazhe të kryeministrit Edi Rama.
“Emrat e kryeministrit i shikoj si propagandë dhe makijazhit, sa herë që ndodhet në vështirësi. Tetë vjet të mbushura me dështime nuk mund të tejkalohen me një individ.
Nëse merr edhe kirurgun më të mirë, i ke hequr mjekësisë një njeri me rëndësi me qëllim që të rregullosh fytyrën tënde. Ne e dimë se Rama ka shkatërruar shëndetësinë. Shqiptarët nuk gënjehen me truke e makijazhe. Shqiptarët do vendosin për të ndryshuar kryeministrin”, u shpreh Rushaj.
Të fundit


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
23 Prill 2021, 09:34

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Prill 2021, 09:18


Duka: Fushata s'ka qenë e egër, rezultati në Durrës del 8-6
23 Prill 2021, 08:49

Rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
23 Prill 2021, 08:12

Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
23 Prill 2021, 08:01

Make-up artisti që "shndërroi" Najada Çomon: Ka qenë gjithmonë e guximshme
22 Prill 2021, 22:55
Hasani: Basha ka stil të pandryshuar, Rama godet gjithmonë me look-un e tij
22 Prill 2021, 22:48
Gaba: Rama pas 8 vitesh ka një mbi ofertë në veshje dhe ngjyra, tregon ngecje
22 Prill 2021, 22:44


Pse nuk i del Rama në debat? Basha tregon arsyen
22 Prill 2021, 22:37
Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën, është e filmuar
22 Prill 2021, 22:21



Profil i paautorizuar/ Edi Rama, radical chic dhe asgjë më shumë?
22 Prill 2021, 21:36