Flash News

Ditari i Opozitës

Llagami mbaron punë “shpejt e shpejt”, qytetarët…kismet!, Këlliçi ngre dyshime për dosjen e babait të ish- kryetares së KLGJ

Llagami mbaron punë “shpejt e shpejt”,
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur sot në Komisionin e Ligjeve një sërë pikëpyetjesh lidhur me një rast të dyshuar për konflikt interesi që, sipas tij, lidhet me familjarë të ish-kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

“Isha kurioz të di nëse ekziston ndonjë instrument ligjor brenda institucionit tuaj për parandalimin e konfliktit të interesit për anëtarët, pse jo edhe për kreun e KLGJ-së,”, tha Këlliçi, duke shtuar se “është normale që familjarët e drejtuesve të lartë mund të kenë çështje ligjore në trajtim në gjykata të ndryshme.”

Deputeti demokrat solli në vëmendje një rast konkret, që sipas tij përfshin babain e Llagamit.

“Në korrik të vitit 2020, ai ka depozituar padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Agjencisë së Trajtimit të Pronave, duke kërkuar kompensim për 9500 metra katrorë truall. Në korrik 2021, gjykata vendosi kompensim prej 3 milionë dollarësh,”  deklaroi Këlliçi.

Ai shtoi se pas ankimimeve në shkallët e tjera të drejtësisë, vendimi është lënë në fuqi nga Apeli në shkurt 2023 dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë në shtator 2024.
“Pra, për këtë dosje, drejtësia shqiptare u mbyll për 4 vite. Ndërkohë, sipas raportit tuaj, në Apelin Administrativ trajtohen ende çështje të vitit 2018 dhe duhen deri në 9 vite për një vendim,” theksoi Këlliçi.

Deputeti pyeti drejtpërdrejt nëse kemi të bëjmë me “një konflikt të pastër interesi për të mos thënë korruptiv”, duke argumentuar se “gjyqtarët që kanë marrë vendimin janë propozuar nga vetë zonja Llagami në cilësinë e saj si kryetare e KLGJ-së.”

 

Të fundit