Flash News

Ditari i Opozitës

"Llumi i demokratëve", Gjekmarkaj i përgjigjet Bashës: Ai i ka çuar demokratët nga humbja në humbje

"Llumi i demokratëve", Gjekmarkaj i përgjigjet Bashës:

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili në një studio tjetër deklaroi se Gazment Bardhi dhe Gjekmarkaj janë llumi i demokratëve.

Gjekmarkaj theksoi në Syri tv se Basha i ka çuar demokratët nga humbja në humbje dhe çfarë iu ka bërë ky është në sy të të gjithë shqiptarëve.

Gjekmarkaj: A mendon se duhet ta komentoj? Ai i ka çuar demokratët nga humbja në humbje. Agron Gjekmarkaj ka 3 vite deputet i PD s’kam pasur kurrë ndonjë pushtet dhe nuk e di çfarë i kam gënjyer demokratët apo çfarë të keqe u kam bërë demokratëve, në një kohë që çfarë iu ka bërë ky është në sy të të gjithë shqiptarëve.

Ne jemi këtu falë gjërave që ka bërë ai ndër vite dhe po vuajm këto pasoja dhe bëjmë këto diskutime se do ishim në pushtet duke qeverisur Shqipërinë shumë më mirë se këta që qeverisin sot.

 

 

Të fundit