Flash News

Ditari i Opozitës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Bravo u qoftë! Ishte publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Bravo u qoftë! Ishte publike që

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA. 

E ftuar në emisionin Dekalog, Kryemadhi u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.

“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme, bravo u qoftë. Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë.

Ishte publike, kujt tjetër duhej t'i behej publike, Edi Ramës? 

Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën. 

Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Të fundit