Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Loja me fake-vakancat në Kushtetuese, sulm për rrëmbimin korruptiv nga korporatizmi dhe politika!

Nga Petrit Vasili
Gjykata Kushtetuese nuk po gjen aspak stabilitet dhe integritet për të kryer funksionin e saj dhe është sërish nën sulmin e korrupsionit korporativo-politik dhe medias së paguar prej tij.
Ka ndryshuar vetëm mënyra dhe forma e sulmit, por jo qëllimi i tij, këtë herë përmes fake-vakancave antiligjore.
Korrupsioni i korporatës këtë radhë po përdor copa mediash të akaparuara për të mbjellë lojën e fake-vakancave me qëllimin e vetëm kontrollin e plotë okult të Gjykatës Kushtetuese dhe përfitimin e interesave korruptive, që rrjedhin nga ky kontroll.
Loja me vakancën e gjyqtares së larguar Toska dhe loja me fake-vakancat e tjera, që po duan të shpiken gjoja me fake-sebepin e rotacionit, qelben erë me kilometra larg.
Gjykata Kushtetuese, përmes vendimesh tërësisht të manipuluara, të falsifikuara dhe absolutisht të pavotuara, po synon në mënyrë mafioze të legjitimojë këtë rrëmbim ditën për diell e mbështetur nga copa mediash që bëjnë hapur lojën e korporatës dhe të korrupsionit.
Situata faktike pas ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2016 e bën të pamundur respektimin e rregullit të rotacionit. Kjo u shkaktua nga vonesa në zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës u zgjodhën për një mandat të plotë në dhe pas vitit 2019, mandat i cili mbaron pas 9 vitesh, në vitin 2028 dhe më pas.
Në situatën aktuale natyrshëm që është jetik të aplikohet parimi kushtetues, që është kohëzgjatja e mandatit të plotë dhe ndalimi i kufizimit të tij përballë rregullit kushtetues, përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese.
Edhe në praktikën institucionale të kësaj gjykate që prej krijimit të saj, rotacioni nuk ka qenë e mundur të respektohet plotësisht për shkak të vonesave dhe procedurave të zgjedhjes.
Në praktikën institucionale, në asnjë rast gjyqtarët nuk janë zëvendësuar menjëherë dhe gjyqtari që i ka mbaruar afati ka qëndruar në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit (neni 125/7 i Kushtetutës) dhe referuar vendimeve të gjykatës për deklarimin e mandatit ai është llogaritur vetëm nga momenti i betimit, që është dhe fillimi i detyrës, dhe nga asnjë moment tjetër.
Edhe referuar qëndrimit të Komisionit të Venecias, arrihet në të njëjtin konkluzion.
Komisioni i Venecias ka qenë shumë i qartë dhe shterrues në Opinionin No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as follows:
"Për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në paragrafin 107 të saj si më poshtë:
"Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks dhe në terma afatgjatë do të rekomandonte thjeshtimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës. Kuotat e tre organeve emëruese mund të ruhen duke i caktuar automatikisht rinovimin e mandatit të njëjtit autoritet që kishte caktuar gjyqtarin në largim.
"Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë. (paragrafi 107)."
KONKLUZION:
Kontrolli okult i Gjykatës Kushtetuese është qëllimi i vetëm i lojës me fake vakancat. Përdorimi i copave të medias është pak të thuash qesharak për realizimin e këtij qëllimi.
Copat e medias së përdorur, po të kishin nje gram integritet dhe të benin zanatin e tyre duhet të shqetesoheshin se pse: Gjykata Kushtetuese në vënd të vendimarrjeve të mëdha, që lidhen me mbrojtjen e Kushtetutës, që dhunohet çdo ditë nga qeveria, ka si çështje themelore të saj vetëm pazaret e pështira korporatiste për shitblerjen e mandateve të gjyqtarëve të saj përmes lojës korruptive së kohezgjatjes së mandateve dhe të gjoja rifreskimit të saj.
Por është shumë e qartë se këto pazare mandatesh, të sponsorizuara edhe mediatikisht lidhen qartazi me një trafik influence të dukshëm dhe një synim të qartë për një kontroll total edhe ekstrapolitik të Gjykatës, që lidhet me interesa financiare shumë të mëdha, që vijnë erë dhe që kanë rrëzuar përtokë integritetin ligjor e moral të kësaj Gjykate.
BE dhe SHBA nuk duhet të lejojnë kurrsesi që loja korporatiste dhe politike të realizoje rrëmbimin dhe rrënimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës në Drejtësi në trësi e cila aktualisht është në një moment kritik dhe thuajse në zhbërje totale të saj dhe kthimin e kesaj reforme në një plaçkë tregu të gjithfarë interesash korruptive të çdo lloji.
Çështjet kritike sot janë aferat miliardere të Qeverisë, dhunimi i të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe subjekteve politike, moszbatimi i vendimeve të vetë kësaj gjykate, kërkojne detyrimisht qëndrimin shumë të vendosur dhe pa kompromis të saj, por kjo Gjykatë peng i interesave të qeverisë dhe korporatizmit korruptiv i ka munguar totalisht misionit të saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38