Flash News

Ditari i Opozitës

LSI ankimon në KAS rezultatin në Berat: Ka shkelje, të përsëriten zgjedhjet në këtë qark

LSI ankimon në KAS rezultatin në Berat: Ka shkelje, të
Selia e LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar sot rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Të njëjtën qëndrim, LSI e mbajti më herët për rezultatin në Gjirokastër. Në të dyja këto qarqe LSI nuk arriti të fitojë asnjë mandat. Në rang vendi, LSI arriti të fitonte katër deputetë.

Me një kërkesë drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV  dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

Sipas LSI-së janë evidentuar një sërë shkeljesh gjatë procesit të numërimit. Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS.

Të fundit