Flash News

Ditari i Opozitës

LSI çon në 'Kushtetuese' Koorporatën e Investimeve Shqiptare: Përqendron pronat e shqiptarëve në një dorë të vetme

LSI çon në 'Kushtetuese' Koorporatën e Investimeve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padi për Koorporatën e Investimeve Shqiptare. Ish-deputetja Silva Caka tha për mediat se përmes Koorporatës, kryeministri Edi Rama kërkon "të vjedhë" pronat e qytetarëve.

Përmes padisë LSI kërkon shfuqizmin e këtij ligji si të papajtueshëm me Kushtetutën. Caka u shpreh se ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Ajo renditi disa pretendime, që sipas saj, vërtetojnë se Koorporata është në kundërshtim me Kushtetutën.

"Jemi bashkë në këtë komunikim për t’iu risjellë gjithë shqiptarëve në vëmendje ligjin skandaloz të Korporatës së Investimeve Shqiptare, të ideuar nga arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë, Edi Rama, i cili i ndihmuar edhe nga një Parlament ilegjitim, miratoi përpara dy vitesh këtë ligj antikushtetues.

Për t’ua rikujtuar të gjithëve: ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

Përjashtimi i Korporatës nga rregullat e përgithshme të prokurimit publik, mënyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit të saj, mospërcaktimi i qëllimshëm i rolit të shtetit si rregullator në këtë ligj dhe dhënia e pozitës dominante në treg, shkel shumë parime të rëndësishme të demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, tregut të lirë e konkurrencës si dhe barazisë në ligj e përpara tij, parime të cilat garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", deklaroi ndër të tjera Caka.

 

 

Të fundit