Flash News

Ditari i Opozitës

LSI depoziton në Kuvend projektligj për parandalimin e krimeve seksuale: Grabitqarët s'do të bredhin më të lirë rrugëve

LSI depoziton në Kuvend projektligj për parandalimin e krimeve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar dot nismën e re ligjore që do ta depozitojë në Kuvend. Deputetja Erisa Xhixho dha një deklaratë për nismën “Për Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për Krime Seksuale”.

Nisur nga rastet e fundit të abuzimeve seksuale që kanë ngjallur shumë reagime në opinionin publik, Xhixho tha se vendosi të përshpejtojë nismën e saj që është produkt i bashkëpunimit edhe me CRCA/ECPAT-n në Shqipëri.

"E tronditur pas ngjarjeve ulëritese të fundit, ku rasti me i fundit i drejtorit te shkolles ne qytetin e Pogradecit per ngacmimin seksual ndaj dy te miturave, apo dhunimit shtazarak të vajzës 6-vjeçare nga i ati dhe përdhunimit që në moshën 12-vjeçare të një tjetër vajze në Jug të vendit nga një familjar mbi 50-vjeçar.

Vendosa ta pershpejtoj nismen time qe eshte produkt i bashkepunimit edhe me CRCA/ECPAT-n në Shqiperi. Krimet seksuale nuk kane qene kurre kaq goditese, kaq te hapura ,kaq te larta ne numër", u shpreh deputetja.

Kjo e fundit shtoi se miratimi i projektligjit që ajo ka dorëzuar është një instrument për të parandaluar krimet seksuale. Xhixho ka sqaruar se si mund të ndihmojë kjo nismë në parandalimin e abuzimeve.

"Regjistri Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale do të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

 Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.

Regjistri i mundëson Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese që të identifikojnë dhe monitorojnë grabitqaret seksualë, pedofilët dhe personat që kanë tendencë për të kryer krime seksuale, duke disponuar informacion të detajuar lidhur me të dhënat personale, vendbanimin, rrethin shoqëror, komunikimet, veprimtarinë dhe punën e tyre etj.

Regjistri, gjithashtu garanton ndalimin e personave të dënuar për krime seksuale për tu punësuar/angazhuar si pjesë e personelit të institucioneve, agjencive, organizatave dhe çdo subjekti shtetëror dhe jo shtetëror që punon për fëmijët apo persona të tjerë të rrezikuar ose të pambrojtur në Republikën e Shqipërisë", deklaroi Xhixho.

 

Të fundit