Flash News

Ditari i Opozitës

LSI feston 17-vjetorin e krijimit, reagon Kryemadhi: Misioni vazhdon!

LSI feston 17-vjetorin e krijimit, reagon Kryemadhi: Misioni vazhdon!
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 17-vjetorin e krijimit të saj dhe kryetarja Monika Kryemadhe e ka kujtuar këtë ditë përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale.

Ajo ka uruar dhe ka shprehur mirnjohje për mbështetësit, ndërsa bën me dije se "misioni vazhdon".

Kryemadhi është distancuar nga bota mediatike pas rezultatit jo të mirë të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ku arriti të fitonte vetëm katër mandate.

Drejtuesja e LSI-së mori pjesë në hapjen e kampit veror të LRI-së, pas disa muajve që kishte qenë e larguar nga shfaqjet publike.

Të fundit