Flash News

Ditari i Opozitës

LSI koalicion me Berishën për 6 bashkitë, ish-deputetja: Basha tradhtoi kauzat e opozitës, ‘i shijon’ roli i dyshit

LSI koalicion me Berishën për 6 bashkitë, ish-deputetja: Basha

Ish deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Silva Caka deklaron se koalicioni me PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dështoi për shkak të kryedemokratit Lulzim Basha.

Duke folur në Report tv, Caka tha se Basha tradhtoi kauzat e opozitës dhe se nuk dëshiron të fitojë zgjedhjet.

"Kjo nuk nisi nga LSI. Mungesa e koordinimit lidhur me procesin zgjedhor, mungesa e komunikimit dhe mbi të gjitha ato çfarë ndodhën pas këtij procesi elektoral, shërbyen për LSI për të parë se kë kishte përpara.

Si fillim, heshtëm më tepër për të respektuar vete, jo partinë e Bashës dhe Bardhit. Ne jemi ende në shtëpinë tonë, Shqipërinë tonë, ndërsa Basha është bërë një shtojcë e Ramës. Basha nuk donte të fitonte zgjedhjet, i shijon më shumë të mos ketë përgjegjësi dhe të fitojë para, i shijon roli i dyshit. Basha duke qenë në opozitë përfiton nga pushteti.  Basha tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës.", u shpreh ajo.

 

Të fundit