Flash News

Ditari i Opozitës

LSI në zgjedhje me “Shtëpinë e Lirisë”, ish-deputetja: Nuk na penalizon, u bashkuam për fushatë

LSI në zgjedhje me “Shtëpinë e Lirisë”,

Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit me “Shtëpinë e Lirisë”, një koalicion me Partinë Demokristiane.

Ish-deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së LSI, Silva Caka, tha në një intervistë për Vizion Plus se pjesëmarrja në garë me një koalicion nuk i penalizon.

Caka u shpreh se LSI iu bashkua koalicionit me qëllim zhvillimin e një fushate elektorale, ndërsa shtoi se është një mënyrë për të mos e çuar opozitën më tej drejt përçarjes.

“Kjo ka qenë një zgjedhje e jona, nuk na penalizon, është e kundërta. E gjykuam që kjo bëhet për më të mirën. Kemi vendosur që për të mos u përçarë më tej opozita, të mbështesim nga këta kandidatë…Nuk kemi arsye për të qëndruar të distancuar. I jemi bashkuar koalicionit për arsye të zhvillimit të një fushate elektorale. Nga LSI, që prej ditës së parë që është formuar koalicioni, por, edhe me parë, janë atashuar para 6 bashkive koordinatorët tanë, të cilët kanë peshë të rëndësishme në LSI”, tha Caka.

Të fundit