Flash News

Ditari i Opozitës

LSI nxjerr videon: Numëruesja e KZAZ 31 ka deformuar vullnetin e qytetarëve, të hetohet rasti

LSI nxjerr videon: Numëruesja e KZAZ 31 ka deformuar vullnetin e
Erisa Xhixho

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka publikuar një video, që sipas saj, është filmuar në KZAZ 31 në Tiranë dhe numëruesja ka shkelur ligjin.

"Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe  326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’", tha Xhixho në një deklaratë për mediat.

Sipas saj, Kodi Zgjedhor ndalon numëruesit që të mbajnë stilolaps gjatë procesit. Ajo iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë këtë rast, që sipas Xhixhos, është krim elektoral.

Nënkryetarja e LSI-së thotë se numëruesja në video ka deformuar vullnetin e qytetarëve dhe se duhet të mbajë përgjegjësi penale. Ajo shtoi se LSI ka depozituar kallëzim për këtë rast.

 

 

 

 

 

Të fundit