Flash News

Ditari i Opozitës

LSI padit në SPAK kryetarin e bashkisë së Vorës: Po tentojnë të blejnë votat si grup i strukturuar kriminal

LSI padit në SPAK kryetarin e bashkisë së Vorës: Po
I dyshuari gjerman

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në SPAK kallëzim penal për kryetarin e bashkisë Vorë Gentian Picarin si dhe disa zyrtarë të këtij institucioni.

Sipas koordinatorit të LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, Picari dhe punonjësit e tjerë të bashkisë kanë konsumuar vepra penale, si korrupsioni aktiv për blerjen e votës dhe shpërdorimin e detyrës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në një deklaratë për mediat, Bregu se po synohet falsifikimi i formularëve të verifikimit dhe rivleresimit lidhur me dëmet e shkaktuara nga termeti. Ai shton se kjo dëshmon qartë se po tentohet të blihet vota.

"Veprime që nuk janë as me pak as më shumë një tentativë e pastër për blerjen e votës, me anë të dhënies së pronës publike me qera në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është bashkia me borxhin në nivelin më të lartë në Shqipëri rreth 226%, ka shtuar rreth 70 punonjës, ndërmjet këtyre edhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm përdorimin e votes se tyre dhe familjareve ne zgjedhjet e 25 Prillit", tha Bregu.

Të fundit