Flash News

Ditari i Opozitës

LSI pas shkarkimit të Metës: Parlamenti monist synon të heqë vëmendjen nga masakra zgjedhore

LSI pas shkarkimit të Metës: Parlamenti monist synon të heqë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar pas shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ish kreu i kësaj partie.

Në një postim në Facebook, ish deputeti shkruan se me shkarkimin e presidentit parlamenti ka si qëllim largimin e vëmendjes nga masakra zgjedhore e 25 prillit.  

“Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqë vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdorë çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames.

Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill”- shkruan Braimllari.

 

Të fundit