Flash News

Ditari i Opozitës

LSI për inceneratorët: Nuk u kursyen as të gjallët dhe as të vdekurit, SPAK në provë

LSI për inceneratorët: Nuk u kursyen as të gjallët dhe as

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka dalë në një konferencë për mediat, për të shtëquajturën aferë e inceneratorëve. Ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin LSI, e quan “kokën” e aferës.

“Ai është shembëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit, është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit.

Kjo megaaferë ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur, të cilët paratë që janë qarkulluar në emër të tyre nuk i kanë parë as në ëndërr.

Ky grup i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama”, tha Xhixho.

Kjo e fundit renditi deklaroi se janë 24 kompanitë fiktive me të cilat janë vjedhur plot 189 milionë dollarë, që sipas Xhixhos, janë fonde publike.

“Ne paguajmë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratat korruptive të Klodian Zotos, i cili ndodhet në kërkim. Por pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro”, shtoi numri dy i LSI-së.

Xhixho tha se SPAK ka në dorë dokumentet, duke shtuar se Prokuroria e Posaçme është në provë.

 

Të fundit