Flash News

Ditari i Opozitës

LSI qasje tjetër nga PD, çon në Kushtetuese ligjin për vetëqeverisjen vendore

LSI qasje tjetër nga PD, çon në Kushtetuese ligjin për

Lëvizjes Socialiste për Integrim ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin si antikushtetues të ndryshimeve të bëra në ligjin për Vetëqeverisjen Vendore.

Ka qenë ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ajo e cila ka ankimuar në gjykatën Kushtetuese ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore“.

Caka u shpreh se, ligji synon të ndryshojë kompetencat e këshillit bashkiak, pasi ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave publike në favor të të tretëve. Ajo sqaron se ligji i ri synon ta tjetërsojë këtë kompetencë.

“Është një ligj antikushtetues i miratuar nga mazhoranca e mëparshme që fatkeqësisht është dhe mazhoranca aktuale. Në mënyrë të përmbledhur më lejoi të shpjegojë të asaj çfarë përmban ky ligj antikushtetues në gjykimin tonë. Ligji synon të ndryshojë kompetencat e këshillit bashkiak, ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave publike në favor të të tretëve. Ligji i ri synon ta tjetërsojë këtë kompetencë.

Mbi të gjitha tjetërsimi jo vetëm që bën ndarjen e tjetërsimit të dhënies së pronës publike nga dhënia në përdorim, por njëkohësisht synon që këto kompetenca ti bëjë në mënyrë jo transparente, pa kritere dhe çka e bën një praktikë abuzive në duart e kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të këshillave bashkiakë. Ndryshimi i dytë që na shqetëson më tepër është shumica me të cilat kryhet vendimmarrja, ligji i vjetër kërkonte një shumicë të cilësuar, ligji i ri kërkon një shumicë të thjeshtë”, shprehet Caka.

Padia e LSI vjen ndërsa Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, duke treguar një qasje tjetër të aksionit opozitar.

Dje deputeti Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë sot Jorida Tabaku ka dorëzuar 'Inceneratorët' dhe Grida Duma kërkesën për çështjen 'Beccheti'.

Të fundit