Flash News

Ditari i Opozitës

"LSI shkrihet si parti pas 25 prillit", Kryemadhi tregon pikën e dobët të marrëdhënieve me Ramën: Pema me kokrra gjuhet!

"LSI shkrihet si parti pas 25 prillit", Kryemadhi tregon pikën e
Monika Kryemadhi

“Fjalori arrogant i Ramës, tregon frikën që ka ai nga LSI”, kështu është shprehur Monika Kryemadhi gjatë një deklarate për shtyp, teksa komentonte deklaratën e kryesocialistit se “pas 25 prillit LSI rrezikon që të shkrihet.”

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se ‘ajo çka e kënaq shumë është fakti se më shumë brenda socialistëve flitet për LSI-në’ dhe atë personalisht më shumë sesa Ramën dhe ministrat e tij.

“Ju e dini që ka parti të tjera që nuk ekzistojnë ose janë pjesë e jetës politike që kanë përqindje normale. E nuk dëgjojmë Ed Ramën që të bëjë deklarata më të egra e arrogante; “këto janë shkrirë”.

Fjalori arrogant i Ramës, por që në thelb tregon frikë e panik. Një nga problemet që ka është; a mos është gara PS-LSI. Ky është problemi i shkrirjes se s’do të merrej fare me LSI. Ju merreni me një gjë që nuk konsiderohet?! Pema me kokrra gjuhet. Ajo pa kokrra mbahet për dekor.

Pjesa tjetër s’ka të bëjë me të ardhmen e karrierës politike të Ramës. Objektiv i LSI është të rinj, kthimi i tyre në Shqipëri. Ajo që mua më kënaq, pasi të përdorësh dhe të akuzosh LSI dhe sidomos të mëresh me Monikën, do të thotë se ekziston. Kjo është një gjë e mirë.

Sot në strukturat socialiste, flitet më shumë për LSI dhe Monikën se sa për Edi Ramën dhe ministrat e tij. Kjo është pika e dobët e marrëdhënieve tona”, tha Kryemadhi.

Të fundit