Flash News

Ditari i Opozitës

LSI thirrje KAS-it dhe KQZ-së: Zbatoni ligjin dhe mos u bëni pjesë e axhendës së Ramës, do publikojmë fakte të reja

LSI thirrje KAS-it dhe KQZ-së: Zbatoni ligjin dhe mos u bëni
Silva Caka

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka i bëri thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të zbatojë ligjin dhe jo urdhrat politike.

Referuar pretendimeve të paraqitura në KAS nga opozita, Caka tha se janë fakte të rënda që rrëzojnë procesin zgjedhor. Përmes një deklarate për mediat, ajo tha se LSI do të publikoje prova të reja që faktojnë manipulimet zgjedhore.

"Këto janë fakte shumë të rënda, të cilat rrëzojnë tërësisht procesin kriminal të 25 prillit. I bëjmë thirrje Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, të zbatojë ligjin, sepse faktet flasin vetë.

I bëjmë thirrjë KQZ-së të mos bëhet pjesë e axhendës kriminale të Edi Ramës, për të vulosur masakrën e zgjedhjeve. Lëvizja Socialiste për Integrim, është e vendosur për të bërë transparencë deri në fund, për këtë farsë zgjedhore dhe do të denoncojë çdo ditë me fakte e prova të reja", u shpreh Caka.

Kjo e fundit akuzoi qeverinë se ka përdorur administratën, krimin dhe policinë për të marrë pushtetin. Sipas saj, parregullsitë që u gjetën një ditë më parë në kutitë e hapura të qarkut të Beratit faktojnë pretendimet e opozitës.

"Rilindja, më 25 prill, përdori administratën publike, grupet e strukturuara kriminale, Policinë e Shtetit, por më e rënda ka të bëjë me deformimin e vullnetit të qytetarëve brenda në kutitë e votimit.

Operacioni për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit filloi para ditës së votimit, u ekzekutua ditën e votimit dhe vazhdon ende, në sytë e gjithë shqiptarëve, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Është provuar me fakte konkrete, nga hapja e kutive të Beratit, manipulimi I procesit zgjedhor dhe nderhyrja drejtpërdrejt në kuti, ku rezulton se ka më shumë fletë votimi, sesa votues në listë", tha Caka.

Të fundit