Flash News

Ditari i Opozitës

Luan Baçi i ndërhyn Alibeajt teksa flet për gazetarët: Vetëm Bardhin ke me vete. Replikat mes demokratëve

Luan Baçi i ndërhyn Alibeajt teksa flet për gazetarët:

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dha një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit. Teksa Alibeaj po fliste për gazetarët, ku kërkoi largimin e Sali Berishës dhe e akuzoi se “po pushtonte selinë”, ka ndërhyrë deputeti Luan Baçi.

Ky i fundit i tha Alibeajt se me vete ka vetëm Gazment Bardhin. Për këtë ndërhyrje të deputetit Baçi, Alibeaj tha “ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi”.

Replikat Alibeaj-Baçi

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Baçi: Vetëm fare je. Vetëm Bardhi.

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.

 

Të fundit