Flash News

Ditari i Opozitës

Luan Baçi: Shumica e deputetëve të PD i kanë kërkuar Alibeajt të tërheqë ankimimin

Luan Baçi: Shumica e deputetëve të PD i kanë kërkuar

Deputeti i PD, Luan Baçi deklaron se shumica e grupit parlamentar të PD i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt të tërheqë ankimimin në Gjykatën e Tiranës, për vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. 

I ftuar në Syri.tv Baçi tha se Alibeaj megjithatë e ka injoruar kërkesën e deputetëve.

"Shumë nga deputetët e kanë kërkuar. Dy kanë qenë kërkesat, tërhiq ankimin nga gjykata dhe njih grupin parlamentar prej 52 deputetësh që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Këto kërkesa zoti Alibeaj i injoroi. A ka të drejtë morale të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar?", u shpreh Baçi.

Të fundit