Flash News

Ditari i Opozitës

Luçiano Boçi do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PD

Luçiano Boçi do të jetë kreu i Grupit Parlamentar

Kreu i grupit të ri parlamentar në PD do të jetë Luçiano Boçi. Lajmin e dha vetë kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.

Berisha tha se Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar.

"Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime. Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar.  Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni", deklaroi Berisha.

Më herët, gjatë konferencës kreu i demokratëve tha se qeveria Rama po sjell impiante nga Bangladeshi për të prodhuar energji në Shqipëri. Ai tha se kostoja për dy vite shkon në 760 milionë euro e llogaritur nga ekspertët. 

"Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë", tha Berisha. 

Të fundit