Flash News

Ditari i Opozitës

“Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores”, Meta: Elbasani duhet t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes

“Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores”, Meta:

Ilir Meta thotë se qyteti i Elbasanit do t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes më datën 14 maj. Kryetari i Partisë së Lirisë bëri një reagim në profilin e tij në “Facebook”, ku vlerësoi kandidaturën e Luçiano Boçit për kryebashkiak.

Ai theksoi se Boçi ka ndezur flakën e fitores në të gjithë qarkun e Elbasanit

REAGIMI I PLOTË

Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t’ia kthyer qytetin elbasanasve.

Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë.

Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri.

 

Të fundit