Flash News

Ditari i Opozitës

Lufta në Ukrainë dhe influenca ruse në Ballkan, Mediu në SHBA: Duhen rritur kapacitetet operacionale

Lufta në Ukrainë dhe influenca ruse në Ballkan, Mediu në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar me takimet në Kongresin amerikan. Ai është takuar me senatorin Ted Cruz, i cili është një nga më të angazhuarit në Senat për mbështetje të fortë të Ukrainës.

Mediu bën me dije se Cruz ka theksuar se Rusia dhe Kina kanë qëllim rritjen e influencës së tyre në Europë dhe në botë për t’iu kundërvënë shteteve demokratike. Nisur nga kjo, ai ka kërkuar angazhim më të lartë politik, ushtarak dhe diplomatik në kuadër të NATO-s si dhe me partnerë të tjerë.

Kreu i PR-së, shton se senatori ka bërë me dije se Amerika ka të gjithë mundësinë për të garantuar pavarësinë energjitike të Europës nga Rusia. Mediu u takua me edhe me kongresmenin Robert Aderholt bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, kongresmenin Joe Wilson të dy bashkë-ideatorë të forumit për sigurinë në Ëashington.

Po ashtu i ftuar nga Aderholt, Mediu mori pjesë në diksutim për situatën në Ukrainë dhe pasojat në Europë, ku Mediu shpjegoi situatën në Ballkan. Ai parashtroi nevojën e një politike rajonale të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur kapacitetet e tyre operacionale dhe kordinuar mardhëniet me industrinë dhe mbështetjen ushtarake amerikane.

Të fundit