Flash News

Ditari i Opozitës

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkan/ Mediu takohet me ish-zyrtarët e lartë britanikë: U ra dakord të organizohet një forum

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi rus në Ballkan/ Mediu takohet me

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka zhvilluar takime me ish-zyrtarë të lartë gjatë një vizitë në Londër, ku ka folur për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkan.

Mediu shkruan në rrjetet sociale se pushtimi rus është kërcënim real jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë njerëzimin dhe Europën në mënyrë të vecantë.

Gjithashtu shton se Britania ka një vëmendje të veçantë për zhvillimet në Ballkan, si rritja e tensioneve apo ndikimi rus.

Mediu thotë se me ish-ministrin e Mbrojtjes në Britani, Lord Des Browne u ra dakort për të organizuar një forum në parlamentin anglez për sigurinë në Ballkan dhe influencat e Rusisë, me përfaqësues nga Europa Juglindore.

“Pushtimi Rus në Ukrainë si dhe krimet kundër njerëzimit të drejtuara nga Putin janë kërcënim real jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë njerëzimin dhe Europën në mënyrë të vecantë.

Po ashtu UK ka një vëmendje të vecantë për Ballkanin, rritjen e tensioneve në Ballkan, ndërhyrjen Ruse, aleancat pokitike dhe ushtarake të Rusisë në Ballkan me Serbinë dhe Republika Sërbska në BHi.

Me Lord Des Browne u ra dakort për të organizuar një forum në parlamentin Britanik, për sigurinë në ballkan dhe influencat e Rusisë, me përfaqësues nga Europa Juglindore”, shkruan ndër të tjera Mediu.

Të fundit