Flash News

Ditari i Opozitës

Lufta në Ukrainë/ Shehu: Rama ‘kyç’ Kuvendin dhe bën avokatin e Vuçiçit, sekti i braves hesht

Lufta në Ukrainë/ Shehu: Rama ‘kyç’ Kuvendin dhe

Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se sot Kuvendi duhet të mblidhej dhe të diskutonte për rezolutën që dënon luftën në Ukrainë. Ndryshe nga të enjtet e tjera, sot nuk do të ketë seancë plenare.

Shehu shkruan në rrjetet sociale se “Parlamentit i është vënë brava, ndërsa Rama bën avokatin e Vuçiçit”.

Shehu dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së depozituan dje në Kuvend një rezolutë që dënon pushtimin rus.

Gjithashtu i kërkuan qeverisë që të heqë dorë menjëherë nga “Open Balkan”, duke qenë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk e ka dënuar si shtetet e tjera agresionin e saj kundër Ukrainës.

Shehu thotë se Lulzim Basha po hesht ndaj kësaj situate. Sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë sot nuk duhet të heshte, por të vepronte siç po ndodh në vendet e tjera të botës.

“Rezoluta jonë për krimet ruse në Ukrainë dhe rreziqet ndaj Rajonit, po pret aty të diskutohet. Edhe sot e enjte, dite seancash, maxhoranca “kyc” Kuvendin e Shqipërise, ndërsa “sekti i braves” mban te “kycur” dhe gojen, hesht si “fija e barit”!

Parlamentet në bote jane të mbledhur, dënojne Rusinë, marrin vendime për të ndihmuar deri me armë Ukrainën. Parlameti Europian diskuton e del me një resolute, ku stigmohet agresori dhe dënohet aleati i tij në rajonin tonë, Serbia.

Ndërkaq njeë pjese e asaj qe ka zene vendet e opozites aty as nuk belbezon, është krejt memece! Rama të vetmin kujdes qe po tregon, është ai i shfajesimit te Vuçiç, “shplarja” e tij nëpërmjet demagogjisë nga ajo çfare ai përfaqeson në të vertete, lidhjet me Rusinë”, shkruan ndër të tjera Shehu.

 

Të fundit