Flash News

Ditari i Opozitës

Luiza Gegës i mohohet shpërblimi, PD: Akt amoral i narko-qeverisë

Luiza Gegës i mohohet shpërblimi, PD: Akt amoral i narko-qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar pasi atletja e njohur Luiza Gega ka shigjetuar ministrinë e Arsimit dhe Sportit për një shpërblim të pa marrë prej saj.

Gega me një postim në Instastory ka zhvilluar një aktivitet për të cilën nuk është paguar. Në një deklaratë për mediat, PD shkruan se mohimi i shpërblimit të Gegës është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Deklarata e plotë:

Një akt i neveritshëm i narko-qeverisë!

Mohimi i shpërblimit të merituar dhe të ligjshëm për Luiza Gegën, atletes që i solli Shqipërisë titullin e kampiones së Evropës në garën 3 mijë metra me pengesa, është një akt amoral i kësaj qeverie, që urren çdo sukses që vjen nga puna dhe gara e ndershme.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë qëndrim diskriminues ndaj Luiza Gegës, atletes që ngriti lart dhe nderoi më shumë se kushdo tjetër flamurin dhe vendin tonë në arenën sportive ndërkombëtare.

Partia Demokratike kërkon që ky diskriminim i dënueshëm banditesk të marr fund menjëherë. banditesk të marr fund menjëherë.

Të fundit