Flash News

Ditari i Opozitës

U bojkotua nga deputetët, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën për kryetar

U bojkotua nga deputetët, Lulzim Basha dorëzon kandidaturën

Edhe pse 17 deputetë i bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa 7 prej tyre u shprehën se nuk do të lejojnë akte përçarëse e përjashtuese në PD, Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të garuar në zgjedhjet e 29 korrikut.

Burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur në PD e kanë konfirmuar. Kërkesat duhet të miratohen fillimisht nga Kryesia dhe më pas të zyrtarizohen.

7 deputetë që bojkotuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Helidon Bushati, Xhelal Mziu dhe Saimir Korreshi, u shprehën kundër mbledhjes së Këshillit.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se përjashtimet, aktet përçarëse nuk ndihmojnë në ringritjen e PD-së. Deputetët u zotuan se do të zhvillojnë bisedime me çdo anëtarë dhe do të përpiqen për të foruar PD-në.

Të fundit