Flash News

Ditari i Opozitës

Lulzim Basha në takim me aktivistë të shoqërisë civile

Lulzim Basha në takim me aktivistë të shoqërisë civile

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me anëtarë të shoqërisë civile në forumin për integrimin organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, preku çështjet kryesore të Integrimit.

Basha tha se 25 prilli nuk është vetëm një moment elektoral, por një udhëkryq ku do të vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë.

“25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq me të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian, do ta arrijë destinacionin e saj europian apo do të mbetet në vendnumëro siç ka mbetur këto 8 vite. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara rrugëtimin europian të Shqipërisë. 8 vite më parë e nisëm rrugëtimin me tre kushte, ndërsa sot nga tre, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka çuar në 15 kushte. Për shkak të politikave të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, shqiptarët po humbin fonde, fermerët po humbin financime, studentët po humbin mundësi, teknologjia e informacionit, inovacioni dhe në tërësi sipërmarrja shqiptare, po kështu po humb oportunitete të jashtëzakonshme.”

Të fundit