Flash News

Ditari i Opozitës

Njoftoi dorëheqjen para 1 viti, Lulzim Basha ende ligjërisht kryetar i PD. Del dokumenti i dorëzuar në gjykatë

Njoftoi dorëheqjen para 1 viti, Lulzim Basha ende ligjërisht kryetar i

Deklarata e 21 marsit të një viti më parë nga Lulzim Basha, i cili asokohe njoftoi se jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duket qartë se nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një gënjeshtër.

Kjo pasi, një vit pasi hoqi dorë si kryetar i PD, Basha rezulton të jetë ende ligjërisht në drejtim të kësaj force politike.

Një dokument i datës 1 mars 2023 tregon se Basha ka kërkuar një vërtetim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në të cilin konfirmohet se ai vazhdon të mbetet kryetar i PD.

Dokumenti është i firmosur nga Besa Korbeci, sekretarja e Regjistrit të Partive Politike, në Gjykatën e Tiranës. Në vendim theksohet se ai është lëshuar me kërkesë të palës së interesuar, e cila nuk bëhet publike, ndërsa në 3 mars u zhvillua seanca për vulën e PD në Gjykatën e Apelit. 

Dokumenti i plotë:

Vërtetojmë se në “Regjistrimin e Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton se me urdhër nr. 12, datë 19.12.1990 të ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi i Partisë “Partia Demokratike” me iniciale “PD” ose “PDSH”.

Kryetari i Partisë është z. Lulzim Basha.

E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar.

Njoftoi dorëheqjen para 1 viti, Lulzim Basha ende ligjërisht kryetar i

Kujtojmë se grupi i Alibeajt depozitoi sot në KQZ një kërkesë për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pjesë e dokumentacionit është edhe letra ku Lulzim Basha i jep autorizimin Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefeës dhe Gazment Bardhit të paraqisin kërkesën për regjistrim në KQZ.

Njoftoi dorëheqjen para 1 viti, Lulzim Basha ende ligjërisht kryetar i

 

Të fundit