Flash News

Ditari i Opozitës

Lulzim Basha rishfaqet pas dorëheqjes së Alibejat: Fushata kishte Big Brother dhe tallava

Lulzim Basha rishfaqet pas dorëheqjes së Alibejat: Fushata kishte Big

Rikthimi i Lulzim Bashës në politikën aktive është përfolur prej ditësh, sidomos pas dorëheqjes së Enkelejd Alibejat si kryetar i komanduar i PD.

Sot, ai është shfaqur në një takim me të rinjtë në Tiranë, për herë të parë pas më shumë se 1 viti që kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike.

Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava.

“Politika na është kthyer në një Big Brother. Qëllimi i shfaqjes është të zbavisë. Është të kalojmë orët për t’u zbavitur. A mundet politika të kthehet në tallava dhe Big Brother.

Si do i zgjidhim ne problemet nëse instrumentin e vetëm që i zgjidh këto probleme e kthejmë në tallava dhe Big Brother. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë të angazhohet kur nuk i jepet hapësira për t’u angazhuar”, u shpreh Basha.

Ai iu drejtua një të riu se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit dhe nuk ka nisur ende fushatë për t’u kthyer në krye të partisë.

 “Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet. Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar”, tha Basha.

 

 

 

Të fundit