Flash News

Ditari i Opozitës

“Lulzim, Lulzim...”, “Vdekt Edi Rama për ju”, atmosferë në pritje të Bashës për çeljen e fushatës

“Lulzim, Lulzim...”, “Vdekt Edi Rama për ju”,

Prej orës 17.00 ka nisur ceremonia për çeljen e fushatës elektorale nga Partia Demokratike.

Ceremonia po organizohet në sheshin ‘Nënë Tereza’, ndërsa qindra simpatizantë janë mbledhur përmes makinave të tyre, shoqëruar edhe më flamujt simbolikë të PD në pritje të kryetarit Lulzim Basha.

Po ashtu, ekipi me mbi 200 kandidatë për deputetë janë pozicionuar në podium. Ndërkohë, në pritje të Bashës, moderatori që u drejtohet të pranishmëve është dëgjuar me thirrje në emër të demokratëve si “Lulzim, Lulzim...”, “Do fitojmë apo jo”, “dy gishtat lart krejt sheshi”, por edhe “Vdekt Edi Rama për ju”.

Po ashtu, moderatori u ka bërë thirrje herë pas here simpatizantëve që të respektojnë rregullat anti-covid, të vendosin maskat dhe të pozicionohen në makinat e tyre.

Të fundit