Flash News

Ditari i Opozitës

"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon dokumentet: Si përfitoi Frida Krifca si ministre nga fonde publike

"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon

Partia Demokratike akuzon ish-ministren e Bujqësisë dhe ish-drejtoreshën e AZHBR-së, Frida se ajo dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e saj lulëzonte.

Genta Vangjeli, zëdhënëse e anti-korrupsionit në PD tha në një deklaratë fitim neto si subjekt tregtar është 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Deklarata e plotë:

Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë. 

"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon

Krifca dhe bashkëjetuesi kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e znj.Krifca lulëzonte.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

"Lundron" në pasuri me bashkëjetuesin, PD publikon

Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”.

Përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministër i Bujqësisë.

Të fundit