Flash News

Ditari i Opozitës

“Made in Elbasan”, Boçi mesazh qytetarëve: Të jemi fitues për të ardhmen e fëmijëve tanë

“Made in Elbasan”, Boçi mesazh qytetarëve: Të jemi

Luçiano Boçi ka dalë me një videomesazh duke i bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë për t’i rikthyer identitetin Elbasanit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë qytet u shpreh me markën “Made in Elbasan” se kjo do të ndihmojë qytetarët të ringrihen nga gjumi letargjik i një stanjacioni 16 vjecar.

MESAZHI I LUÇIANO BOÇIT:

Ka momente kur emrin nuk thotë dot asgjë për ty sepse ti e ke humbur identitetin. Kjo ka ndodhur sot me Elbasanin. Mes rrënojës industriale, bujqësisë së shpërfilluar, turizmit inekzsiten, arsimit si me kandil fikur, pasur arkeologjike dhe kulturore të mbuluara me harresë Elbasani nuk është më qyteti që duam.

Rikthimi i tij në identitetit përmes objekteve muzeale, përmes shkollës, zgjimit të turizmit shumëplanësh, kulturore e fetar, mjedisor dhe kulinare, tregtar dhe të aventurës, ringritja e traditës dhe pohimi i fuqisë konkurruese në nivele të reja është imperativë nëse duam ta shohim këtë qytet të lulëzojë.

Marka “Made in Elbasan” do të nda ndihmojë të ringrihemi nga gjumi letargjik i një stanjacioni 16 vjecar. Elbasani mundet, Elbasani meriton të jetë qytet mbi qytetet.

Të fundit