Flash News

Ditari i Opozitës

‘Mafia e Inceneratorëve’/ Basha pas arrestimit të Kokës: Presim goditje të thellë, jo ‘kokë turku’

‘Mafia e Inceneratorëve’/ Basha pas arrestimit të

Kryedemokrati Lulzim Basha po mban një konferencë për mediet pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Kreu i opozitës vlerësoi luftën kundër korrupsionit si jetike për mirëqenien e shqiptarëve, teksa hodhi akuza mbi ministra që sipas Bashës, grabisin fonde publike. Basha u shpreh se PD-ja është e vendosur të luftojë korrupsionin, duke theksuar se vetting-u është një nga mjetet që dot shkëpusë hallkat e krimit nga politika.

“Sot dua t’iu drejtohem ë gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve nisur nga afera të ndryshme korruptive por sidomos nisur nga afera e madhe e “Mafia e inceneratorëve”. Për PD-në lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe mbi të gjitha për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi i keqqenies shqiptare është problemi keqqeverisjes. Shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur. Taksat që kanë marrë nga shqiptarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin pushtetarët. Pasi kanë vjedhur me këto para kanë paguar për të heshtur, për të mbyllur gojë. Njësoj siç është i rëndësishëm dekriminalizmi,njësoj është edhe lufta kundër korrupsionit për mirëqenien e shqiptarëve. Ndaj për PD-në dhe për mua si kryetar i saj, misioni numër një është lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit. Kur SHBA-të shpallin luftën kundër korrupsionit prioritet kombëtar, kur shpallin se korrupsioni cenon interesat kombëtare, po ne këtu? Kur një grusht njerëzish kanë grabitur para të buxhetit, taksa dhe prona publike, private. Ku ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike. Vetting-u i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin. Përshëndes dhe mbështes drejtësinë kundër këtij armiku të mirëqenies shqiptare, PD e mbështet pa kushte në luftën kundër këtij armiku. Presim që kjo goditje të jetë e thellë, dhe jo një kokë turku. Lefter Koka nuk mund të merrte 17 vendime brenda ditës”, u shpreh Basha.

Të fundit