Flash News

Ditari i Opozitës

Makina me pajisje përgjuese në Portin e Durrësit, kë përgjuan 3 italianët

Makina me pajisje përgjuese në Portin e Durrësit, kë

Prokuroria e Durrësit po heton mbi dyshimet për përgjim të paligjshëm, pasi në Portin e Durrësit u bllokuan pajisje të dyshuara përgjimi që ndodheshin në një automjet ku udhëtonin tre italianë.

Dy prej tyre rezultojnë të jenë zyrtarë të Guardia di Finanza, ndërsa i treti dyshohet të jetë një teknik i kontraktuar për përdorimin e pajisjeve.

Megjithëse institucionet zyrtare nuk kanë dhënë komente. Burime të besuara për News24 bëjnë të ditur se është zbardhur lëvizja e italianëve gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime, tre shtetasit kanë mbërritur me tragetin Bari–Durrës dhe kanë qëndruar rreth 12 orë në territorin shqiptar.

Dyshohet se gjatë kësaj kohe ata kanë përdorur pajisjet për të kryer përgjime ndaj subjekteve të caktuara. Pajisjet u zbuluan në momentin kur ata tentuan të largoheshin me tragetin Durrës–Ankona, ku policia kufitare konstatoi mjetet e ndaluara.

Tre shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe më pas janë lejuar të udhëtojnë drejt Italisë. Ndërkohë, pajisjet janë sekuestruar dhe pritet të analizohen nga ekspertët.

Burimet konfirmojnë se ka pasur komunikime zyrtare me palën italiane, ndërsa verifikimet paraprake tregojnë se nuk ka pasur autorizim nga autoritetet shqiptare për përdorimin e pajisjeve të përgjimit në kuadër të ndonjë hetimi të përbashkët.

Të fundit