Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi denoncon: KAS dhe KQZ po zvarrisin ankimimin për masakrën elektorale në Kuçovë

Maliqi denoncon: KAS dhe KQZ po zvarrisin ankimimin për masakrën

Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi denoncoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe KAS-in se po zvarrisin ankimimin e bërë për masakrën elektorale në Kuçovë.

Teksa foli për mediat, Maliqi tha se KAS vepron me urdhër politik. Maliqi shtoi se pavarësisht denoncimeve, nuk është marrë asnjë veprim deri tani.

“Jam pranë KAS për  sot në ditën e katërt pas vendimit politik të shprehur publikisht nga ana ime, sot e keni të mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimimin për KAZA nr 64 bashkia Kuçovë për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova. Ju thashë jepeni urdhërin politik, mos e mbani këtu.

Nuk kam parë këtë që ndodhi në Kuçovë, Pëllumb Salillari kishte kërcënime, joshje. Ka mbi 700 votime në grup, në 8 qendra votimi janë bërë me sprajt kamerat dhe nuk dihet asgjë. Cfarë ndodh tjetër, nuk duken grupet e votimit”, deklaroi Maliqi.

Të fundit