Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: E kapa Salillarin të maskuar në mesnatë, shpërndanin lekë

Maliqi: E kapa Salillarin të maskuar në mesnatë, shpërndanin

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka treguar skena të blerjes së votës në këtë bashki, ku i përfshirë është edhe Salillari.

Maliqi tha se oligarku është kapur në një market në mesnatë teksa bënte takime të fshehta në favor të kandidatit socialist. Maliqi tregon se Salillari është kapur me dy mjete , ndërsa kryetari i PS-së së Kuçovës është parë në të njëjtin mjet me një grup drejtuesish të PS dhe disa biznesmenë.

“Të gjithë jeni në dijeni nga të gjitha pamjet filmike për këtë krim të rëndë shtetëror dhe elektoral në bashkinë e Kuçovës, i cili nisi para zgjedhjeve; u vu në veprim oligarku Salillari për të cilin janë bërë dy denoncime në SPAK, por për të gjitha këto problematika janë bërë 6 kallëzime në SPAK, dy nga PD dhe katër nga ne me avokatin dhe qytetarët dhe tre kallëzime në prokurorinë e Beratit. Nëntë kallëzime gjithsej në drejtësinë shqiptare.

Ky oligark bashkë me të tjerë është kapur sa në një market, në një dyqan dhe në takime të fshehta sa arrin kulmin ditën e heshtjes zgjedhore, në orën 12 të natës, ku unë kisha informacion se po shpërndaheshin lekë nga ky oligark në një lokal periferik, i maskuar siç  ishte edhe herët e tjera, njëherë me Benz, njëherë me Fuoristradë 200-300 mijë euroshe, njëherë me kapele, njëherë me veshje të ndryshme dhe kapet mat, debaton nga ana ime e pastaj ndodhi jo ajo e Krujës që nuk ishte gjë, por do të ndodhte një gjakderdhje, por falë, falë gjakftohtësitë sime dhe largimit të njerëzve të shtabit.

Atë natë në Perondi ne kapëm kryetarin e PS-së në një makinë të fshehur nga pas me një grup drejtuesish të PS dhe biznesmenë , pasi kishim informacion se po shpërndanin lekë ditën e heshtje zgjedhore”, deklaroi Maliqi.

Të fundit