Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: Krimi sot emëron drejtorë policie dhe cakton deputetët

Maliqi: Krimi sot emëron drejtorë policie dhe cakton deputetët

Ish deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ngriti shqetësimin e kriminalizimit të shoqërisë që vjen si pasojë e kriminalizimit të shtetit.

I ftuar në “Ora News”, ai tha se krimi sot emëron drejtorë policie dhe cakton deputetë. 

 “Ka disa vite që kur i pyet fëmijët se çfarë do të bëhesh kur të rritesh, të thotë se do bëhem bandit, narko-trafikant, sepse këta janë me vila, me resorte, ndërsa inxhinierët, doktorët, gazetarët me zor kalojnë muajin me pagat që marrin.

Arsimi pothuajse ka dështuar, drejtësia ka dështuar, shëndetësia ka dështuar me kohë. Policia po ashtu, ka dalë jashtë misionit të saj, sepse emërimet i bëjnë bandat.

E patë atë ngjarjen makabre në Shkodër me bandat, sepse kam qenë me detyrë në Shkodër në vitin 1999 dhe nuk ishte kjo situatë, ku armët ishin sheshit dhe nuk ishte ky kriminalitet që është sot. Dhe kujtojnë këta se po tallen dhe gënjejnë se po bëjnë konkurse fallco.

Ndryshimet e fundit kanë të bëjnë me zgjedhjet, ashtu siç është edhe bonusi i qeverisë.

Kur ka pasur vullnet politik bandat janë goditur kudo që kanë qenë. Sot krimi jo vetëm bën emërime në polici, por madje bën edhe deputetë, siç pamë atë Çyrbjen në Durrës.

Atë patë ju, sepse aplikacioni “Sky” ka akoma më shumë që nuk kanë dalë ende në publik. Aty ka deputetë, gjyqtarë, prokurorë, ministra e deri tek kryeministri që kanë dalë të gjithë në përgjimet tek aplikacioni “Sky””, u shpreh ndër të tjera, Lefter Maliqi.

 

Të fundit