Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: KAS shqyrtoi sot dhe pranoi ankimit tim në lidhje me masakrën elektorale në Kuçovë

Maliqi: KAS shqyrtoi sot dhe pranoi ankimit tim në lidhje me masakrën

Ish-deputeti i cili kandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale që u zhvilluan me 14 majit në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmjen e sotme shtabin e tij elektorale.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS,Kolegjin Zgjedhor,KQZ-në e SPAK,ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

"Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do ti kthehet fituesit të vërtetë,që është populli i Kuçovës.Sado pak drejtësi të ketë,unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do ti kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë,pavlefshmëria do të zbulohet,faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ"-,ka thënë Maliqi.

Të fundit