Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Kuçovë, Kolegji Zgjedhor jep vendimin

Maliqi kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në

Kolegji Zgjodhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, ku u kërkua përsëritja e zgjedhjeve lokale.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KAS, duke mbetur kështu në fuqi dhe rezultati i 14 Majit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka nxjerrë disa prova për manipulim të procesit zgjedhor në Kuçovë, ku ka akuzuar drejtpërdrejt dhe oligakrun Pëllumb Salillari për ndërhyrje në zgjedhje për interesa të tij.

Vendimi i plotë:

Sot, më datë 20.06.2023, ora 09:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

1.         Alma Kolgjoka (Relatore);

2.         Manjola Xhaxho (Anëtare);

3.         Esmeralda Xhili (Anëtare);

4.         Emona Muҫi (Anëtare);

5.         Edlira Petri (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me:

Lexo edhe:

Maliqi: Hajdari ka audio-përgjim në zyrë si Safet Gjici

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kamëz

PADITËSA: – Lefter Maliqi, përfaqësuar nga Av. Arben Llangozi dhe Av.Orgesa Serani.

– Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri.

TË PADITUR: – Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror  Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

PERSON I INTERESUAR: Subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, përfaqësuar nga Av. Maringlen Legisi.

OBJEKTI:

Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për   rrëzimin e pikës 1 të ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë,(KAS) duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS.

BAZA LIGJORE:   Neni 124 e vijues i Kodit Zgjedhor, neni 4, 13, 14, 23, 24, 90, 109, 116 i Kodit të Procedurave Administrative

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me vendim të ndërmjetëm, vendosi bashkimin e kësaj ҫështje me ҫështjen nr.34 Regj. Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përfaqësuar nga Av. Franci Nuri

TË PADITUR:- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror, përfaqësuar nga Znj. Ina Osmanaj.

OBJEKTI: Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për rrëzimin e ankimit Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ku kam kërkuar, hapjen e kutive për rinumërim dhe rivlerësim i votave për KZAZ-në nr.64, të gjitha QV-të duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara në tabelë, (KAS) duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e ҫështjes për gjykim pranë KAS.

Në përfundim të shqyrtimit të ҫështjes Nr.33 Regj.Themeltar, Datë 13.06.2023 Regjistrimi, me Vendimin Nr. 31, datë 20.06.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, unanimisht,

VENDOSI

Pushimin e gjykimit.

Shpenzimet gjyqësore siҫ janë bërë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 20.06.2023.

Tiranë, më 20.06.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

 

Të fundit