Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale

Maliqi: Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale

"Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe me diploma false", kështu është shprehur Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi teksa ka komentuar reformën zgjedhore.

I ftuar në Ora Neës, Maliqi theksoi se marrëveshja politike me palëve, është 30% demokraci, pasi rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë.

 “Deri në vitin 2009, pas kësaj marrëveshjes së 2008 nuk pamë në parlamentin e Shqipërisë asnjë deputet me të shkuar kriminale.

Kurrë nuk kemi parë me të shkuar kriminale sic i kemi parë pas 2009 kur i kemi parë deputetët për shkak të ligjit të dekriminalizimit i cili nuk zbatohet për të gjithë, sidomos kohët e fundit kemi parë me pranga nga parlamenti, me të shkuar kriminale, me diploma fallco.

Sepse këta ishin deputet që i zgjidhte drejtpërdrejtë kryetari i partisë dhe nuk e vrisnin fare për popullin.

Edhe tani me këto ndryshimet në thonjëza, një e treta e këtyre që do jenë në listë të mbyllur nuk e vrasin fare për popullin.

U arrit një marrëveshje pothuajse 30% demokraci, që do thotë që rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë kurse 1 e treta janë listat e mbyllura.

Opozita i pasur vetë fajet për shkak të lëshimit të gjithë pushtetit lokal, për shkak të lëshimit të mandateve të deputetëve”, tha Maliqi.

Të fundit