Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: Qeveria dhe mafia bashkë, drejtësia e kapur

Maliqi: Qeveria dhe mafia bashkë, drejtësia e kapur

Sekretari Politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka denoncuar këtë të premte krimin e organizuar në Shqipëri, duke pretenduar se mafiozët dhe qeveria janë të ndërthurur deri në atë pikë sa kanë nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë në vend.

Deklarata e Lefter Maliqit


"Jam këtu në emër të Partisë së Lirisë për të denoncuar krimin e organizuar në Shqipëri dhe kapjen e drejtësisë nga mafia e lidhur me qeverinë. Rendi, siguria dhe qeverisja në vend janë në rënie të plotë, ndërsa banda të fuqishme me pasuri të jashtëzakonshme drejtojnë trafikantët e drogës dhe emërojnë funksionarë të lartë, deri te ministrat dhe drejtorët e policisë, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë mbi Kryeministrin për të manipuluar proceset zgjedhore."

Maliqi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave në Shkodër, duke e cilësuar ngjarjen si akt të organizuar kriminal me përfshirje të figurave të larta. Ai shprehu besimin se e ardhmja e vendit do të rikthehet në duart e opozitës së bashkuar dhe të socialistëve të ndershëm të zhgënjyer nga qeverisja aktuale.

"Policia e Shtetit, jashtë misionit të saj, vepron në mënyrë të dhunshme dhe antikushtetuese duke arrestuar me urdhër politikish personalitete të larta si ish-presidenti Ilir Meta, një figurë e njohur për kontributin e tij patriotik. Drejtësia në vend është kapur nga qeveria, dhe arrestimet e fundit janë prova më e fundit e kësaj."

Maliqi gjithashtu premtoi se Partia e Lirisë do të angazhohet për të rivendosur rendin dhe sigurinë në vend, duke propozuar rritje të pagave për Policinë e Shtetit dhe goditjen e elementëve kriminalë të lidhur me politikën dhe "Rilindjen."

 

Të fundit