Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Ja si drejtësia ndihmoi prokurorin Zarka të shpëtonte nga ‘Toyota Yaris’

Malltezi: Ja si drejtësia ndihmoi prokurorin Zarka të shpëtonte

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar në facebook pas sjelljes së drejtësisë ndaj prokurorit Aurel Zarka i cili doli i lidhur me dosjen e hetimit për eurot e Toyota Yaris.

Malltezi ka shpjeguar se si drejtësia e kapur ka bërë të gjithë manipulimet e mundshme që ky prokuror të mos dënohej.

Pasi e përdorën që të godisnin Belerin e sajdisën duke i punësuar vëllain e më pas përmes proceduarave dhe duke mos e akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

"Partia ime më dënon" dhe partia i ka kujdes të vetët. Këtë e përdorën kundër Belerit por doli se kish marrë para nga afera 3.4 milion € e Taulant Ballës me Toyota Yaris.

E arrestuan dhe kur ky i kërcënoi se do fliste për pisllëkun që bënë me Belerin, atëherë (1) i promovuan vëllain si drejtor të madh (njëlloj si ajo e lejeve te KKT që ka vëllezërit kryetrafikantë) dhe (2) i dhanë urdhër mender Dumanit që të ulte akuzën.

Dumani lepe-peqe e uli akuzën dhe nuk e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, ndërsa gjyqtaret e partisë u bënë palaço deri sa dogjën edhe afatet. Këto nuk i shkruan birn i Soros dhe shërbimit të paguar se i menderoset mender reforma e kapur nga kryehajduti."

Të fundit