Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Kërkojmë qeveri teknike, do ia imponojmë qeverisë me protesta në rrugë

Malltezi: Kërkojmë qeveri teknike, do ia imponojmë qeverisë

 Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, u pyet se cila është kërkesa e radhës, ku do të përqendrohet aksioni opozitar.

E ftuar në A2 CNN, ajo tha se është qeveria teknike para zgjedhjeve parlamentare në 2025.

Malltezi ka zbuluar se partitë opozitare tashmë janë gati për ta vënë këtë skenar në zbatim.

“Misioni është i realizueshëm, i takon partive opozitare që të angazhohen në këtë kërkesë, ka një komvergim të gjerë, të gjitha partitë bien dakord në këtë pikë dhe do fuqizojnë aksionin e përbashkët në këtë pikë”, tha Malltezi.

Ajo tha se e vetmja mënyrë për t’iu imponuar qeverisë janë protestat në rrugë.

“Në rrugë, me kombinimin e të gjitha mënyrave, në parlament, aksionit të grupeve të tjera apolitike dhe duke vënë si primare veprimin në rrugë”, përfundoi ajo.

Të fundit