Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Kur News24 ishte e Bolinos, prona ishte e shtetit, tani i duhet rikthyer shtetit

Malltezi: Kur News24 ishte e Bolinos, prona ishte e shtetit, tani i duhet

Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të News 24.

Në një postim në Facebook, Malltezi ironizon situatën duke theksuar se më parë, kur televizioni ishte në pronësi të Bolinos, prona konsiderohej si “pronë shteti”, por tani që nuk është më në dorë të tij, duhet rikthyer te shteti.

“Kur News24 e kishte Bolino ishte ok në pronë shtet. Tani që nuk e ka Bolino duhet rikthy prona shtetit. Ndërkohë shteti me urdhër të Voldemortit i fal prapë Bolinos 4120 m² tokë private dhe 2 kate ndërtesë (për gjimnaz) për 1€! Po bën shtet që bie era kërmë”, shkruan Malltezi.

Të fundit