Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi publikon dokumentet për Irena Gjokën: E njëjta KLGJ me dy qendrime brenda 20 ditësh

Malltezi publikon dokumentet për Irena Gjokën: E njëjta KLGJ me

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarber Malltezi ka publikuar dokumentet që tregojnë një kontradiktë të Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda një periudhe të shkurtër prej 20 ditësh lidhur me rastin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se më 1 dhjetor 2023, KLGJ konfirmon për avokatin e saj shkarkimin e Irenes. Por vetëm 20 ditë më vonë, më 21 dhjetor 2023, pasi i është tërhequr vëmendja për situatën, po e njëjta KLGJ rezulton të ketë dhënë informacion të ndryshëm, duke i thënë deputetëve të PD-së se nuk ka vendimin për Irene.

“Për këtë ndryshon edhe ligji,” shkruan Malltezi në postimin e tij, duke nxjerrë në pah pasojat e mosfunksionimit të sistemit dhe mungesës së transparencës në KLGJ.

 Kujtojmë se me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. 

Në raportin e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme konstatohet se Gjoka është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Janinës me 3 muaj burgim dhe gjobë 1500 euro, ndërsa rezulton të jetë urdhëruar mosekzekutimi i dënimit dhe çështja është arkivuar nga drejtësia greke. Sipas saj, Gjoka nuk është dënuar ndonjëherë me vendim përfundimtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare apo të huaja.

Të fundit