Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Rama grabit toka publike për xhepin e vetë, arrestohemi ne që morëm pronat tona

Malltezi: Rama grabit toka publike për xhepin e vetë, arrestohemi ne

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se Rama është ai që grabit bazat ushtarake të Limionit e Sazanit dhe fut në xhepat tokat publike, por SPAK arreston Malltezin e Berishën, për shkak se iu kthye prona private 5 familjeve të Tiranës.

“Edi Rama grabit (1) bazat ushtarake të Limionit & Sazanit (2) pjesë të Planit të Përhapjes & (3) toka publike për xhepin e vet. POR Arrestohet Malltezi e Berisha pse ju kthye prona private (që nuk ishte në planin e përhapjes) 5 familjeve te vjetra të Tiranës”, shkruan Malltezi.

Sa i përket investimit që pritet të bëjë Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump në Sazan, Rama deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë një zonë e mbrojtur dhe se me projektet e resorteve do të kthehet në “xhevahir të Mesdheut”.

“Atyre që thonë po shisni pasuritë te 5 oligarkët. Po shishni Sazanin tek të huajt. U them jo. Gaboheni. Në Shqipëri nuk janë 5 po qindra investitorë vendas. Këto ditë dhëndri i Donald Trump shpalli ambicien për të investuar në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit për ta kthyer në një xhevahir në Mesdhe. Flasin për një zonë të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë veç mbrojtjes nga ushtarët. Hija e ish-presidentit amerikan dhe frika provinciale nga zemërimi i tij”, tha Rama.

Të fundit